Anëtari i PSD-së, Frashër Krasniqi, ka reaguar pas arrestimit të dhunshëm të kreut të kësaj partie, Dardan Molliqaj në konferencën e sotme dhe disa aktivistëve të tjerë të kësaj partie.
Konferenca e drejtuar nga kryetarja së Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova është ndërprerë nga anëtarët e PSD-së.
Për këtë Krasniqi, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se qeveria e ish-bashkëpartiakut të dikurshëm po mbron me polici, atë që drejtuesja e Gjykatës Speciale po mundohet ta arsyetojë.
“Qeveria Kurti e mbron me polici, atë që Trendafilova tenton ta arsyetojë me konferencë. Gjykatën Speciale”.
Sipas tij, kjo qeveri është Qeveri e gjyqit special kundër UÇK-së.
“Qeveria Kurti e mbron me polici, atë që Trendafilova tenton ta arsyetojë me konferencë. Gjykatën Speciale. Qeveri e gjyqit special kundër UÇK-së”, ka shkruar Krasniqi.
Përveç pengimin të konferencës, aktivistë të PSD-së kanë shkruar “Non grata” në veturën e “Eulexit”, para ndërtesës ku po qëndronte Trendafilova.
Janë publikuar edhe pamje gjatë arrestimit të Molliqajt, cili shihet i gjakosur në ballë derisa e prangos policia.