Frashër Krasniqi i del në rrugë Mimoza Kusarit, “a keni fol ma me Radojçiqin”, ky është reagimi i saj

Prishtinë | 02 Gus 2023 | 16:52 | Nga Ekonomia Online

Frashër Krasniqi nga Partia Socialdemokrate është takuar rrugës me Shefen e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lilën, të cilës ia ka bërë disa pyetje lidhur me audio-incizimin e publikuar në media ku dëgjohet duke folur me ish-deputetin e Listës Serbe, Sllavko Simiq, dhe ku ai i përmend një bisedë që thotë se ajo e ka realizuar me Radojiçiqin.

Ai ka publikuar një video ku shihet duke e pyetur Kusari-Lilën nëse po koordinohen ende me Millan Radojiçiqin, i cili akuzohet për vrasjen e Oliver Ivanoviqit dhe gjendet në listën e zezë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Kusari-Lila shihet duke qeshur dhe herë pas herë flet diçka, por që nuk dëgjohet se çka thotë.

“E pyeta, a janë duke u koordinu hala me Radojçiqin 👇👇👇. Nuk m’u përgjigj. Por heshtjen e saj e mora si pohim. Sepse Qeveria Kurti veç n’publik është kundër Serbisë. Veç kur i duhet Serbia për me i sulmu ata që mendojnë ndryshe. Ama koordinimin me Radojçiqin e ka në nivel 😉”, ka shkruar Krasniqi.

Të ngjashme