Frashër Krasniqi komenton koalicionin: Është qeveri monarkësh

Prishtinë | 02 Shk 2020 | 14:09 | Nga Ekonomia Online

Anëtari i PSD-së, Frashër Krasniqi përmes një postimi në Facebook ka komentuar koalicionin mes LDK-së dhe LVV-së që pritet qysh nga nesër ta udhëheq shtetin e Kosovës.

Sipas Krasniqit, qeveria VV-LDK është qeveri monarkësh.

Postimi i plotë i Frashër Krasniqit:

VV – LDK do ta mbajnë premtimin për qeverisje të mirë, njësoj sikur që e mbajtën premtimini për 12 ministri.

Njësoj sikur që e mbajtën premtimin që nuk do ta përfshijnë Listën Srpska në qeveri.

Njësoj sikur që s’kanë me e shkarku Glaukun sepse kjo do të ishte lojë monarkësh dhe hajgare me shtetin.

Kanë me e mbajtë premtimin për ndryshim ashtu siç e mbajtën premtimin që do të bëjnë marrëveshje për 72 orë.

Ashtu siç e mbajtën premtimin që nuk do të ketë pazare për poste por marrëveshje për parime.

Ashtu siç e mbajtën premtimin që nuk do të pranojnë as mbështesin marrëveshjet e dëmshme me Serbinë.

Është qeveri monarkësh ku interesat e udhëheqësve janë supreme, e jo premtimet ndaj qytetarëve që i votuan.

Të ngjashme