Avokati, Tomë Gashi ka bërë të ditur se Gjykata Themelore ka vendosur ta lirojë deputeti e lëvizjes Vetëvendosje Frashër Krasniqi.
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Frashër Krasniqit gjatë ditës së sotme doli para gjykatës. E gjithë kjo pas ndalimit të tij pas sulmit fizik që Krasniqi i ka bërë dy ditë më parë deputetit të Nismës, Milaim Zekës gjatë një emisioni televiziv.
Mirëpo, avokati i Krasniqi, Tomë Gashi sapo bëri të ditur se ai është liruar tshmë, mirëpo i është caktuar masa e ndalimit të afrimit fizik me Milaim Zekën, në Kuvend në distanc prej 5 metrash dhe jashtë Kuvendit në distancë prej 100 metra.
‘Sot gjykata themelore ne seancen gjyqesore nuk ka pranuar kerkesen e Prokurorit per caktimin e mases se paraburgimit per deputetin e levizjes Vetevendosje. Atij i eshte caktuar masa e ndalimit te ofrimit fizik te z. Milaim Zeka ne Kuvend ne distanc prej 5 m dhe jasht Kuvendit ne distanc prej 100 m. Frasheri eshte liruar nga masa e arrstit te caktuar dy dite me pare.Prokurori i qeshtjes ka nxjerr vendim per zhvillimin e hetimeve per Frasher Krasniqi per lendim te lehte trupor shkaktuar ne incidenti ne debat televiziv ndaj z. Milaim Zeka , por Prokurori i shtetit po ashtu ka nxjerr vendim per zhvillim te hetimeve kunder z. Milaim Zeka per veper penale te Kanosjes ndaj Deputetit te Levizjes VV Frasher Krasniqi , kanosjen ndaj Frasherit sipas prokurorit e ka kryer z. Zeka ne po te njejtin emision, keshtu qe te dy deputetet jan ne hetime per incidentin ku edhe njeri edhe tjetri jan edhe te dyshuar edhe te demtuat ne raport me njeri tjetrin,’ ka njoftuar Gashi.
Krasniqi e Zeka u përleshën të premten në studion e Klan Kosovës gjatë një debati televiziv të përcjellë me polemika e fyerje të ndërsjella.