Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Frashër Krasniqi, sot është liruar nga paraburgimi dhe rasti i tij me gjasë do të kthehet në rigjykim.
Për shkak të kalimit të kohës në paraburgim, Frashër Krasniqi kishte rrezikuar ta humbte mandatin e deputetit, pasi që rregullorja e punës së Kuvendit thotë se nëse deputeti mungon 6 muaj në seancë, atij i humbet mandati i deputetit.
Mirëpo meqë sot ai është liruar nga paraburgimi dhe lënda e tij është kthyer në rigjykim, deputeti Krasniqi mund ta ushtrojë mandatin e tij si deputet.
Në zgjedhjet e qershorit, Krasniqi kishte marrë rreth 8 mijë vota. Ai nga burgu kishte shkruar një letër ku kishte dhënë dorëheqje nga të gjitha pozitat e tij në Lëvizjen Vetëvendosje.