- Në Këshillin e tij të përgjithshëm Albin Kurti e aktivizoi frikën e aktivistëve të fjetur që të vazhdojnë të mos i besojnë askujt mbi këtë tokë përveç tij, se e rrezikojnë jetën e tyre.
- Sepse, siç ua ka sqaruar me fakte, të gjithë shqiptarët janë kundër Kosovës, përveç Albin Kurtit.
- Albin Kurti e riaktaktivizoi frikën e aktivistëve të tij, se ndjenjat e tjera e kanë humbur efektin.
- Është një gjeneratë e ftohtë, që ose nuk ndjen ose nuk i shpreh ndjenjat.
Askush s’ndjen asgjë, përveç paknaqësi dhe frikë.
- E gjimnazistët e studentët as që e dinë e as që u intereson se kush është kryetare e shtetit e kush kryeministër…
Atyre u intereson të pasurohen shpejt e pastaj të jetojnë të lirë.
Liria nuk është më kombëtare, por liri financiare.
Lirinë e sotit e garanton pasuria.
S’mund të jesh i pavarur kur s’ke pare.
- Veç Albinin e njohin fëmijët, se u ka dhënë rroga, të cilat i quajnë ‘rrogat e Albinit’.
- Aktivistët janë të varfër.
Në logjikë janë njësha.
- Për shembull, aktivisti fukara e sheh Liburn Aliun që i ka blerë dy shtëpi në lagjen lulsoze, e sheh që vet s’ka banesë, s’ka femër a mashkull – se s’ka pare për kafe, nana ia blen cigaret me vitrat që ia jep Albin Kurti, por ai nuk ia beson hallin nanës, por i beson Albin Kurtit…
e as vet nuk e di pse e do aq shumë.
- Si Rugovën, nuk e mban kush mend një thënie të tij, por i ka magjepsur shqiptarët duke iu ofruar qetësi dhe paqe pa u lodhur…
- Është çka është të jesh i lirë pa luftuar për liri, si maqedonët, e jo kur bëhesh kërrsh, si ne.
- Ama, tash Albin Kurti do ta ketë pak më të vështirë, sepse ekziston rreziku që aktivisti të kthjellet, e të pyes veten se pse po ndodh që veç ai ka mbetur i varfër, e ata që i ka bërë ministra Albin Kurti janë bërë të pasur.
- Pleqtë nuk i duhen Albin Kurtit, prandaj i nënçmon, i dehumanizon.
- Në fakt, dehumanizimi i
pleqve ka marrë përmasa populllore tek shqiptarët, se pleqtë as në dasma s’po ftohen më.
Sipas modës së re të shqiptarëve, pleqtë e prishin dasmën me pamjen e tyre!
- Dasmat shqiptare janë bërë mafioze, diskriminuese, johumane, si hareme striptizi, ku pleqëria ndalohet!
I japin mijëra euro për mendjemadhësi, e të nesërmen s’kanë çka të hanë.
- Albin Kurti me Hekuran Muratin, nuk ua paguajnë përvojën e punës shqiptarëve që nuk ia kanë paguar tatimin pushtuesit serb.
- Shqiptari ka punuar 37 vjet por për 1 ditë a për një muaj, Albin Kurti nuk ia jep pensionin e përvojës, sepse nuk ia ka paguar tatimin Millosheviçit.
- Kosova ende i mbron zyrtarisht politikat e Millosheviçit.
I mbron.
- As nuk e kanë paditur Serbinë për vrasje e për shfarosje të shqiptarëve të paarmatosur (askush nuk i ka ndaluar së paku të provojnë), Albuleana e ka bërë ministrinë e Drejtësisë sallon mode….
dhe as nuk kanë hequr dorë nga ideja antishqiptare që t’i lënë shqiptarët pa pensionin e përvojës, me arsyetimin e tmerrshëm dhe absurd: se nuk ia kanë paguar Serbisë kontributet.
- Askushi jeni.
Si kjo qeveri, si të tjerat para saj, asnjëri s’ka fytyrë të flas për pensionistët kontributdhënës, të cilët të gjitha pushtetet deri më sot i kanë shkelur.
- Pra, Kosova zyrtarisht sillet si përfaqësuese ligjore e Serbisë, si pjesë e Serbisë!
- E që sot i ka rritur pensionet hatri i zgjedhjeve, pse jo, mirë
ka bërë.
- Ne pranojmë ‘të
manipulohemi’ kur na bjen mirë.
- Të gjithë kanë vepruar dhe kishin vepruar njësoj si Albin Kurti sot, pra kishin blerë vota…me paga.
Të blejnë me paratë e t’ua…s’ke çka bën, të kanë mundur.
- Hekuran Murati është një tjetpr antishqiptar i qeverisë Kurti që vazhdimisht ka punuar kundër minatorëve, kundër stafit mjekësor, kundër mësimdhënësve dhe sidomos kundër veteranëve të UÇK-së.
- Është një mizantrop mediokër, që ka vepruar kundër pagave të
veteranëve, me ndihmën e Listës Serbe.
- Mimoza Kusari e ka lutur Radoiçiqin që të bëhet bashkë me Vetëvendosjen që t’i lënë veteranët e UÇK-së jashtë Ligjit të Pagave dhe i kanë lënë.
Ky është absurd edhe më i madh se absurdi i pensioneve….
- Për paga e pensione veç LDK s’ka të drejtë të flas, sepse kurrë s’ka rritur rrogë as pension…
- Ata mund të na tregojnë vetëm për tre për qindëshin se ku ka mbetur…dhe të na tregojnë se pse Hikmete Bajrami gjatë pandemisë ua ka dhënë marketeve të mëdha të afërta me LDK-në milionat e buxhetit (anipse ato markete kanë punuar).
P.S. Sot shqiptari i ndershëm qëndron para thesit të specave si para kutisë së Pandorës, sepse s’është i zoti t’i blejë turshitë.
- Albin Kurti do t’i subvenciononte edhe specat, sikur të aktivizohej Peci, e Sveçla ta blinte uthullën tinëz Rusisë.