Bisedimet që synojnë rifillimin e eksporteve të grurit ukrainas të bllokuara nga Rusia në Detin e Zi kanë prodhuar një marrëveshje, ka thënë ministri i mbrojtjes së Turqisë, Hulusi Akar.
Ai ngre shpresat për një fund të ngecjes, e cila la miliona njerëz të frikësuar që do të mbeten pa ushqim.
Hulusi Akar, tha se të dyja palët kishin rënë dakord për mënyrat për të garantuar sigurinë e rrugëve të transportit për anijet me grurë, raporton BBC, transmeton Express
Ai tha se marrëveshja do të nënshkruhet javën e ardhshme, kur do të mbahen më shumë bisedime në Turqi.
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres e quajti përparimin e së mërkurës një “hap përpara”.
Ka thënë se duhej më shumë punë për të finalizuar marrëveshjen, e cila do të kërkonte “shumë vullnet të mirë dhe angazhime nga të gjitha palët”.