Frika nga Coronavirusi “liron” nga burgu disa nga bosët e mafies italiane

Prishtinë | 26 Pri 2020 | 12:03 | Nga Ekonomia Online

Disa nga bosët e mafies italiane janë liruar nga burgu pas rregullave të vendosura si pasojë e rrezikut nga koronavirusi, ka bërë të ditur prokurori italian i antimafies.

Francesco Bonura, një prej personave më me ndikim të Cosa Nostrës; Vincenzo Iannazzo, anëtar i Ndrangheta; dhe Pasquale Zagaria, një anëtar i familjes Casalesi, tashmë kanë lënë burgun dhe ndodhen në arrest shtëpie, sipas Federico Cafiero De Raho, prokurori i antimafies në Itali.

Për të parandaluar përhapjen e koronavirusit brenda ambienteve të vuajtjes së dënimit, qeveria italiane urdhëroi që të burgosurit që u ka mbetur 18 muaj ose më pak dënim të vendos vendosen në arrest shtëpie.

Sipas prokurorit italian, këta 3 të burgosur janë mbajtur nën masa shtesë për të shmangur kontaktin me kundërshtarët e tyre për shkak të rolin që ata kanë pasur në grupet mafioze.

Të ngjashme