Pronari i kompanisë “Frutex”, Shaqir Palushi, tha se këtë vit kjo kompani do të përpunojë 2 milionë kilogramë mollë.
Ai ka thënë se do të ketë nevojë edhe për fermerë tjerë që janë të interesuar për bashkëpunim.
Postimi i plotë:
Frutex këtë vit do të përpunojë 2 milionë kilogram mollë
Me rritjen e kërkesave të tregut vendor dhe atij ndërkombëtarë për lëngjet Natural100% , kompania Frutex këtë vit do të rris edhe sasinë e përpunimit të mollës. Kështu këtë vit do të përpunojë mbi 2 milion kilogram mollë, me të cilat do të prodhojë lëngje 100% me përmbajtje të frutave. Një pjesë të tyre do ta sigurojë nga plantacionet vetanake, kurse pjesën më të madhe do ta grumbullojë nga fermerët e tjerë të cilët tani kanë një derë të hapur për bashkëpunim. Do të jetë mundësi e mirë për fermerët , sepse në të kaluarën kanë pasur problem për të siguruar treg për to. Frutex vazhdon të zgjerohet me prezencë në tregjet ndërkombëtare duke u bërë një ndër kompanitë më të mëdha eksportuese në Kosovë, duke eksportuar në mbi 25 vende të ndryshme të botës.