Fshati i banuar me shqiptarë në Zaporozhia të Ukrainës, Divinske, ka festuar 160-vjetorin e themelimit të tij.
Thuhet se fshati u themelua në vitin 1861, nga familje shqiptare të ardhura nga fshati Karakurt, i banuar nga shqiptarë në rajonin e Odesës, përcjell albinfo.ch.
Shef i Misionit Diplomatik shqiptar në Ukrainë, Fation Peni, së bashku me Konsullin e Nderit të Shqipërisë në Ukrainë, z. Shahin Omarov, morën pjesë në festimet e zhvilluara për këtë rast.