Ka një fshat në Serbi që po ia sheh sherrin Betejës së Kosovës, gjashtë shekuj pasi ajo është zhvilluar.
Në Stara Topola kurrsesi të bëhen më tepër se 7 shtëpi me banorë, raporton Dnevne.
E mos-shumimi i njërëzve në këtë fshat, që ndodhet në rrugën prej qytetit Jagodina në Rekovc, thuhet të jetë si pasjoë e një mallkim që i ka bërë ish udhëheqësi i koalicionit ballkanik në Betejën e Kosovës, Car Llazari.
Në kohën e ngjarjes së madhe, Stara Topola ishte një vendbanim shumë i madh, me mijëra banorë.
“Në Kosovë, nga ky fshat, shkuan vetëm 7, ndërsa ka qenë dashur ta bëjnë këtë 700 kalorës. Për këtë arsye, car Lazari e ka mallkuar Topolën kur është lutur që ‘këtu të mos ketë kurrë më tepër se 7 shtëpi’”, shkruan Dnevne.
“Ndonëse fshati njihet nga kohët e mocme, sot në të nuk jeton kush prej banorëve që kanë rrënjë të hershme këtu. Shumica e fshatarëve aktuale jana ardhacakë”.
Si pasojë e kësaj gjendje, Stara Topola konsiderohet si njëri ndër fshatrat më të lëna pasdore në Serbi