Dy fshatra të veriut të Mitrovicës ka një javë që kanë mbetur pa ujë. Fshatrave Zhazh dhe Boletin në komunën e Zveçanit, të banuara me shumicë shqiptare, u është ndërprerë ky shërbim nga ujësjellësi.
5 kilometra nga fshati duhet të udhëtojnë për të siguruar ujin. Zëvendëskryesuesi i komunës së Zveçanit, Lavdim Peci, thotë se KEDS-si e ndali rrymën në pompat e ujit, duke i lënë kështu banorët shqiptarë pa ujë, derisa 100 fshatra përreth, të banuar me serbë, po vazhdojnë të furnizohen me ujë.
Por KEDS-i, përmes një përgjigjeje të shkurtër, ka thënë se pas shumë vërejtjeve për ta paguar borxhin, është detyruar t’i shkyçë konsumatorët në këtë anë. Derisa thotë se borxhi është i konsiderueshëm, raporton ktv.
Ndërsa qeveria e Kosovës, në mars të këtij viti, kishte ndarë 1 milion euro për t’i mbuluar shpenzimet e energjisë elektrike në komunat veriore. Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, kishte thënë se ky është një vendim i përkohshëm, i cili ruan funksionalitetin e rrjetit të KOSTT-it