Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, ka njoftuar se fshatrat Topanicë e Hodonc janë shpallur vatra të përhapje së virusit Covid-19.
Ky vendim është marrë nga Ministria e Shëndetësisë.
Sipas vendimit, personat e diagnostikuar me këtë virus dhe kontaktet e tyre janë rekomanduar nga IKSHP për vetizolim, kurse Policia do të jetë në monitorim të këtyre fshatrave.