Një grua e moshuar mund të gjobitet me një milion euro për përpjekjen për të kontrabanduar një kilogram ari nga Zvicra në Gjermani.
Kur 76-vjeçarja u mor në pyetje nga rojat kufitare gjermane në vendkalimin në Lörrach, ajo u bë nervoze dhe argumentuese.
Rojat më pas e panë atë duke u përpjekur të fshihte diçka në pantallonat e saj, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell albinfo.ch.
Doli se ajo kishte 10 shufra ari, secila me peshë 100 gram. Çmimi në atë kohë do të ishte 57,400 CHF.
Gruaja pranoi se e bleu arin nga një bankë në Cyrih. Nuk dihet pse ajo e donte arin.