Një 43 vjeçar nga Shkupi, ka gjetur një vend të pazakontë për të fshehur pushkën e tij automatike, kallashnikov.
Ai e fshehu atë në brendësi të frigoriferit, ndërsa policia edhe e arrestoi të dyshuarin, për armëmbajtje pa leje, përcjell klankosova.tv.
Siç shkruan Alsat, R.M është arrestuar në Gjorçe Petrov, ndërsa bastisja u bë në shtëpinë e tij në një fshat të Komunës së Sarajit.
Ndaj të dyshuarit do të ngrihet kallëzim penal.