Kombëtarja e Shqipërisë do të luajë për herë të dytë në një kampionat evropian.
Pas 2016-ës, “Kuqezinjtë” siguruan plasmanin edhe në “EURO 2024”.
Trajneri brazilian, Sylvinho ka marrë me vete 26 futbollistë, me të cilët do të përballet me Italinë, Spanjën e Kroacinë.
Gjatë ditës së sotme, Federata Shqiptare e Futbollit ka publikuar edhe numrat që lojtarët do t’i bartin në këtë turne madhor.
Etrit Berishës i është besuar numri 1, teksa numrin 26 në fanellën e tij do ta bartë Arbër Hoxha.
Broja do të ketë në shpinë numrin 11, derisa Medon Berisha që është ftuar për herë të parë, do të mbajë numrin 16.