Në Kosovë, për shkak të thatësisë dhe temperaturave të larta që po mbretërojnë këto ditë, janë shpeshtuar ndezjet e pyjeve. Ekipet zjarrfikëse të FSK-së, dje dhe sot janë angazhuar në mbështetje të pushtetit lokale për shuarjen e zjarreve në malet e Llaushës, Rakinicës dhe të fshatit Qubrel, Komuna e Skenderajt dhe në fshatin Vranidoll, Komuna e Prishtinës.
Në këto operacione është angazhuar Njësia e Task Forcës e FSK-së, me 33 pjesëtarë dhe 7 automjete, të cilët që nga dita e djeshme kanë arritur t’i shuajnë zjarret në pjesën më të mëdha të pyjeve të këtyre anëve.
Ndërkaq, sot operacioni për shuarjen e zjarreve po vazhdon në fshatrat Llaushë, Qubrel dhe Vranidoll.
Tutje FSK-ja ka bërë apel tek qytetarët që të mos i ndezin mbeturinat dhe djerrinat sepse në këtë mot të thatë lehtë shkaktohen dëme në malet e Kosovës.