FSK-ja merr pjesë në kampin ndërkombëtar të nënoficerëve, në Kroaci

Prishtinë | 02 Sht 2019 | 14:34 | Nga Ekonomia Online

Kampi veror ndërkombëtar i nënoficerëve, që ka filluar më 29 gusht dhe do të përfundojë më 6 shtator 2019, këtë vit po mbahet në Kroaci. Pjesëmarrës në këtë kamp janë ushtarakët nga   vendet e NATO-s  dhe  nga vendet partnere. 

Qëllimi i kampit është që të përgatitën nënoficerët e lartë me shkathtësi të udhëheqjes dhe  funksioni i tyre në operacione ndërkombëtare.

Këtë vit FSK-ja po merr pjesë me dy nënoficerë: kapter Xhevat Llumnica dhe kapter Shpresa Gashi.

 Ndërkaq, rreshtermajori i FSK-së, Genc Metaj, mori pjesë në cilësinë e ligjëruesit, i cili më  30 gusht 2019 ka ligjëruar temën: „Udhëheqja dhe sfidat në udhëheqjen transformuese“.

Ky është viti i katërt me radhë që FSK-ja merr pjesë në këtë ngjarje të rëndësishme ndërkombëtare.

Të ngjashme