Fora e Sigurisë së Kosovës (FSK) aktivitetin e saj bazuar në legjislacioni në fuqi e ushtron në tërë territorin e vendit pa përjashtim.
Mirëpo në veri të vendi kjo forcë mund të shkojë vetëm nëse merr leje nga KFOR-i, e jo nga krerët e komunave në këtë pjesë siç kishte thënë presidenti serb Aleksandar Vuçiq.
Deklaratë kjo e cila është përgënjeshtruar nga KFOR-i duke thënë se FSK-ja mund të hyjë në atë pjesë me lejen e komandantit të kësaj force paqeruajtëse.
Në lidhje me këtë, njohësi i çështjeve të sigurisë, Bedri Elezi, tha se presidenti serb me këto deklarime ka për qëllim që të përshkallëzoj dhunën në atë pjesë të vendit.
“Ne jemi mësuar që të kemi deklarime të presidenti të Serbisë, deklarime nxitëse, luftë nxitëse, deklarimet të cilat nxisin urrejtjen në mesë etnive në Kosovë”.
“Sigurisht edhe ky deklarim i tij është në vazhdën e diskutimeve që ai ka bërë për tensionimin e situatës në Kosovë, ai akoma pretendon që të ketë këtë lloj qasje të përshkallëzimit të dhunës atje”, tha ai.
Ai tha se FSK-ja duhet të marr leje për arsye teknike, duke shtuar se kjo leje merret për faktin se serbët e asaj pjesë mund të ndjehen të provokuar, raporton EO.
“Sipas asaj që ne e dimë dhe tani është bërë publike është vetëm KFOR-i, ajo e cila do t’i jepte leje FSK-së për të shkuar në veriun e Mitrovicës, thjeshtë për arsye teknike në mënyrë që eventualisht mos të konsiderohen serbët e veriut të provokuar nga aktivitet e FSK-së”.
“Përndryshe ajo ka të drejtë të veproj në gjithë territorin e Republikës së Kosovës pa marr leje nga askush, por vetëm faktin që atje mund të konsiderohen të provokuar serbet, atëherë kemi nevojë që të kemi një koordinim me KFOR-in që të shkojmë së bashku në veriun e Kosovës me KFOR-in”, tha ai.