FSK-ja njofton se ka vdekur në vendin e punës nënoficeri Ramiz Beqiri

Prishtinë | 13 Qer 2024 | 19:51 | Nga Ekonomia Online

Nënoficeri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rreshterë i parë Muhamet Ramiz Beqiri, ka vdekur pas një sulmi kardiak.

Për këtë ka njoftuar FSK-ja nëpërmjet një postimi në Facebook.

FSK-ja ka shprehur ngushëllime për vdekjen e pjesëtarit të saj.

“Njoftojmë të gjithë pjesëtarët e FSK-së dhe të Ministrisë së Mbrojtjes, se  nga një sulm kardiak ka ndërruar jetë në vendin e tij të punës nënoficeri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rreshterë i parë Muhamet Ramiz Beqiri  Në emër të Komandantit të Forcës së Sigurisë së Kosovës i shprehim ngushëllime familjes, shokëve, bashkëluftëtarëve e pjesëtarëve të FSK-së. Ndërsa për ceremoninë e varrimit do të  njoftoheni me kohë”, thuhet në ngushëllim. 

Të ngjashme