FSK-ja përfundon me sukses trajnimin ushtarak “Steel 01″

Prishtinë | 13 Sht 2024 | 12:10 | Nga Ekonomia Online

Komanda e Forcave Tokësore (KFT) i FSK-së, Regjimenti i Dytë i Këmbësorisë (R2K), në kuadër të ngritjes së kapaciteteve luftarake dhe përgatitjeve për validimin e regjimentit të dytë ka realizuar me sukses ushtrimin fushor “Steel 01” në poligonin e stërvitjes ushtarake në Babaj Bokës dhe Devë.

“Qëllimi i ushtrimit ishte testimi i procedurave standarde operative të kompanive të regjimentit, gjatë realizimit të operacioneve luftarake në përmbushje të detyrave operacionale bazuar në misionin e KTF-së”, thuhet në njoftimin e zyrës për informim të FSK-së.

Të ngjashme