Shkolla e Oficerëve, në kuadër të Akademisë së Mbrojtjes së FSK-së, ka filluar realizimin e Kursit të Karrierës për Kapiten, për herë të parë, raporton Ekonomia Online.
Sipas njoftimit ky kurs ka për qëllim zhvillimin e aftësive taktike, teknike dhe të udhëheqjes për oficerët, duke i përgatitur ata për udhëheqje në nivel kompanie dhe për operacione të përbashkëta.
“Ky kurs është një mundësi e jashtëzakonshme për zhvillimin e oficerëve tanë, duke i përgatitur ata për sfidat e udhëheqjes në mjedise operacionale”, thuhet në njoftimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në “Facebook”.