Forca e Sigurisë së Kosovës, së bashku me ushtrinë amerikane, kanë realizuar trajnim me mortaja.
Në njoftimin e publikuar, FSK thotë se pjesa teorike është realizuar në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes në Ferizaj ndërsa pjesa praktike në poligonin në Melle të Republikës së Shqipërisë.
“Qëllimi i trajnimit ishte ngritja e kapaciteteve të artilerisë, avancimin e operimit me sistemet e armatimit, ngritja e aftësive taktike, rritjen e saktësisë në objektivat e qitjes, me qëllim ngritjen profesionale të pjesëtareve te FSK-së” bën të ditur FSK.
Ky është njoftimi i plotë:
Së bashku më të fortë
Profesionalizmi, disiplina, përkushtimi e besimi i ndërsjellë me aleatët tanë, kanë ndikuar në ecjen dhe ngritjen e kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, bazuar në planin 10 vjeçar të tranzicionit.
Në kuadër të bashkëpunimit bilateral me partnerin tonë strategjik, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, një ekipë mobile nga Security Assistence Training Menagment Organization (SATMO) e ushtrisë Amerikane ka realizuar trajnimin me mortaja për pjesëtarët e FSK-së, pjesa teorike është realizuar në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes në Ferizaj ndërsa pjesa praktike në poligonin në Melle të Republikës së Shqipërisë.
Qëllimi i trajnimit ishte ngritja e kapaciteteve të artilerisë, avancimin e operimit me sistemet e armatimit, ngritja e aftësive taktike, rritjen e saktësisë në objektivat e qitjes, me qëllim ngritjen profesionale të pjesëtareve te FSK-së.