Forca e Sigurisë së Kosovës ka realizuar 53 trajnime për kërkim-shpëtim me 1,845 pjesëmarrës, nga të cilët 1 200 ishin nga institucionet tjera vendore dhe vendet partnere.
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, vlerëson se Qendra Ndërkombëtare e Trajnimit për kërkim-shpëtim e FSK-së ishte storie e vërtetë e suksesit edhe gjatë vitit 2022.
“Përkundër sfidave, QNTKSH në vitin 2022 realizoi 53 trajnime me 1845 pjesëmarrës në trajnime, prej të cilëve 1200 ishin nga institucionet tjera vendore dhe vendet partnere. Ky sukses i jashtëzakonshëm u arrit falë përkushtimit dhe angazhimit të stafit profesional të saj të cilëve u shprehi mirënjohjen e lartë”.
Mehaj, mes tjerash, thotë se organizatat ndërkombëtare vlerësojnë se kjo qendër e FSK-së disponon strukturën më të mirë të trajnimit për kërkim-shpëtim në Evropë.
“Vlerësimet aktualet të instancave dhe organizatave kredibile ndërkombëtare të fushës së kërkim-shpëtimit konfirmojnë se Qendra jonë disponon strukturën më të mirë të trajnimit për KSH në Evropë”.
“Synimi yni kryesor për vitin 2023 është krijimi i një qendre trajnimi me më shumë personel të specializuar dhe objekte trajnimi për kërkim-shpëtim. Vazhdojmë drejtë synimeve dhe sukseseve tona”, ka shkruar Mehaj në Facebook.