FSK merr pjesë në stërvitjen ndërkombëtare në bazën ushtarake amerikane në Gjermani

Prishtinë | 30 Jan 2025 | 15:34 | Nga Ekonomia Online

Forca e Sigurisë së Kosovës po merr pjesë me një kontingjent në ushtrimin ndërkombëtar “Combined Resolve 25”, i cili po zhvillohet në bazën ushtarake amerikane në Hohenfels, Gjermani, raporton Ekonomia Online.

Ky ushtrim sipas njoftimit të FSK-së ka për qëllim testimin dhe vlerësimin e gatishmërisë së njësive luftarake të NATO-s, si dhe përgatitjen e shteteve partnere për operacione të përbashkëta dhe ndërveprim.

Të ngjashme