FSK nderon “Epopenë e UÇK-së”

Prishtinë | 05 Mar 2019 | 08:57 | Nga Ekonomia Online

Sot nisin aktivitetet për nder të Epopesë së UÇK-së në kazermën “Adem Jashari”


Në orën 11:00 në kazermë do të mbahet paradë ushtarake. Ky aktivitet mbahet nën patronatin e Qeverisë së Kosovës.

“Ju ftojmë të përcillni ceremoninë ushtarake të FSK-së për nder të 21- vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në kujtim të Komandantit legjendar Adem Jashari, familjes Jashari dhe të gjithë dëshmorëve të kombit, si dhe të gjithë të rënëve për liri dhe pavarësinë e vendit dhe popullit tonë.

Ceremonia mbahet më 05 mars 2019 në kazermën ‘Adem Jashari’ në Prishtinë, duke filluar nga ora 11:00.

Ceremonia e manifestimit për ‘Epopenë e UÇK-së’ mbahet nën organizimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin për media të Ministrisë së Mbrojtjes.

Të ngjashme