Ushtarët nga Grupi i 10-të i Forcave Speciale të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ata të Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë marrë pjesë në një stërvitje të përbashkët në Prishtinë.
Pamjet janë publikuar nga Departamenti Amerikan i Mbrojtjes në llogarinë e tyre zyrtare në ‘Twitter’.
“Ushtarët nga Grupi i 10-të i Forcave Speciale dhe Forcat e Sigurisë së Kosovës marrin pjesë në një stërvitje në Prishtinë, Kosovë”, thuhet në postim.
.@USArmy soldiers from the 10th Special Forces Group and 🇽🇰 Kosovo security forces participate in a training exercise in Pristina, Kosovo. pic.twitter.com/GFSXsAY1mG
— Department of Defense 🇺🇸 (@DeptofDefense) March 31, 2022