FSK nis ushtrimin fushor “Skifteri 03”

Prishtinë | 26 Mar 2019 | 16:56 | Nga Ekonomia Online

Në ditën e parë të këtij ushtrimi fushor, i cili do të zgjatë tre ditë  nga data 26 mars deri më 28 mars, kanë demostruar rastet emergjente të fatkeqësive natyrore.

Në ushtrimin e parë “Rënia e Tërmetit 6.0 shkallë të Rihterit”, sipas Institutit Seizmologjik të Kosovës.

Pas informacioneve për rënien e tërmetit me epiqendër në Komunën e Podujevës, kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu, ka formuar Komitetin Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim.

Ushtrimi i organizur nga Forca e Sigurisë së Kosovës dhe Komuna e Podujevës.

Me këtë rast kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu, ka mbajtur takim me Komitetin Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim në të cilin janë dhënë informacionet e para për gjendjen e krijuar pas informacioneve të marra nga tereni, ku janë shkaktuar dëme në infrastrukturë, objekte banimi, shkolla, shkaktim zjarresh, aksidente dhe janë raportuar veprime të grupeve kriminale.

Pas informacioneve të marra, në kuadër të ushtrimit “Skifteri 03” në teren është bërë koordinimi i aktiviteteve nga Batalioni i Tretë i Forcës së Sigurisë së Kosovës me Komunën e Podujevës.

Ekipi emergjent të Komunës, në të cilin janë angazhuar pjesëtarë të FSK-së, Policia e Kosovës, Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave (AME), Zjarrfikësit, Shërbimet Mjekësore Emergjente (SHME) dhe Kryqi i Kuq, intervenimin e parë e ka pasur në fikjen e zjarrit të shkaktuar nga tërmeti në shkollën në Orllan. Në këtë shkollë është intervenuar edhe në shpëtimin e 10 nxënësve të ngujuar nga shpërthimi i zjarrit, me ç’rast dy persona kanë marrë lëndime serioze, njofton Komuna e Podujevës përcjellë Klan Kosova.

Ndërkohë, është intervenuar edhe në nxjerrjen e dy personave me lëndime të rënda, në një aksident komunikacioni mes dy automjetesh, të shkaktuar nga rrëmuja dhe paniku i krijuar në popullatë nga tërmeti i rënë.

Policia e Kosovës është përballur edhe masën e popullatës së goditur nga tërmeti, e cila nga paniku ka mësyrë institucionet, duke kërkuar ndihmë në strehim dhe ushqim.

Policia dhe zjarrfikësit kanë intervenuar edhe në shuarjen e zjarrit të shkaktuar nga dy keqbërës në shkollën në Batllavë. Me këtë janë evakuuar keqbërësit që kanë mbetur të ngujuar dhe të lënduar nga zjarri.

Udhëheqësi i Shtabit për Mbrojtje dhe Shpëtim, drejtori i Shërbimeve Publike, Faik Muçiqi, e vlerësoi të suksesshme ditën e parë të ushtrimit “Skifteri 03”, në të cilën ishin të angazhuara ekipi i FSK, ekipi i Emergjencave të Komunës, Shërbimi i Zjarrfikësve, Shërbimet Mjekësore Emergjent dhe Kryqi i Kuq.

Ushtrimi fushor “Skifteri 03” do të vazhdojë deri më 28 mars 2019.



Të ngjashme