Në kuadër të bashkëpunimit me Republikën e Sllovenisë, rreshter majori i FSK-së, Bedri Zuka ka marrë pjesë në Konferencën e nënoficerëve të Kartës së Adriatikut (A5), të udhëhequr nga Rreshter Majori i ushtrisë sllovene Kovaç.
Kështu ka bërë të ditur ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, përmes një postimi në Facebook.
Ngjarja është mbajtur në NATO Montain Warfare Center for Exellence, me ç’rast rreshter major Zuka ka prezantuar të arriturat e korit të nënoficerëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, sukseset, sfidat dhe rekrutimin në ushtrinë e Kosovës.
“Gjithashtu në kuadër të bashkëpunimit me Republikën e Sllovenisë, në Kampin e 16-të Dimëror, në mesin e 22 shteteve anëtare të NATO-s, Forcën e Sigurisë së Kosovës është duke e përfaqësuar, OR5 Besnik Nebihu i cili në aktivitetet e realizuara nga data 17-24 mars, ka treguar suksese të larta, duke përfaqësuar denjësisht Forcën e Sigurisë së Kosovës”, thuhet tutje në postim.