Forca e Sigurisë së Kosovës mori pjesë në Konferencën e Qendrave Evropiane të Trajnimit që u mbajt në Republikën e Polonisë nën organizimin e Komandës Amerikane për Evropë.
Komandanti i KDS-së, Gjeneral brigade Jeton Dreshaj dhe Kolonel Arsim Shaqiri përfaqësuan FSK-në, në kuadër të kësaj konference dyditore, transmeton klankosova.tv.
Aty siç shkruan ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, u diskutua për Ndërveprueshmërinë e Qendrave trajnuese, zhvillimi dhe modernizimi i Qendrave Trajnuese Ushtarake në sisteme virtuale.
Po ashtu pati edhe analizë me mësimet e nxjerra nga lufta në Ukrainë, si dhe mundësitë e realizimit të eksperimentimeve të Teknologjisë së re, procedurave dhe Doktrinës, me qëllim të modernizimit të ushtrive të vendeve anëtare dhe partnere të NATO-s.