Ministria e Mbrojtjes e Kosovës ka pranuar javën e kaluar fluturaket pa pilot AeroVironment RQ-20 Puma, të blera nga Shtetet e Bashkuara përmes programit Foreign Military Sale (FMS).
Lajmin e bëri të ditur ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, i cili tha se pagesa për këto dronë është realizuar në vitin 2021.
Sipas tij, këto fluturake do të rrisin kapacitetet e FSK-së në fushën e sistemeve ajrore pa pilot, ndërsa bashkëpunimi me SHBA-në në fushën e mbrojtjes po zgjerohet vazhdimisht.