FSK shpall fituesit e garave sportive për nder të “Ditës së Forcës”

Prishtinë | 08 Dhj 2025 | 14:19 | Nga Ekonomia Online

Forca e Sigurisë së Kosovës ka njoftuar se ka përmbyllur me sukses garat tradicionale sportive të organizuara në kuadër të aktiviteteve për shënimin e “Ditës së Forcës”.

Ceremonia përmbyllëse u zhvillua sot në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, ku u shpallën fituesit e të gjitha disiplinave.

Siç thuhet në njoftimin e FSK-së në Facebook, para fillimit të ceremonisë u realizuan edhe takimet finale të garave, për të vazhduar më pas me ceremoninë e shpërndarjes së çmimeve.

Në këtë ceremoni i pranishëm ishte zëvendëskomandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës gjeneral major Enver Cikaqi, si dhe oficerë e nënoficerë të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

“Vendi i parë në futboll i takoi ekipit të KDS-së, në disiplinën e volejbollit vendin e parë e fitoi Regjimenti i Tretë i Këmbësorisë , në Shah më i miri u zgjodh OF1 Arsim Kelmendi, ndërsa në Kros në kategorinë e femrave vendin e parë e mori Ushtar i Klasit të Parë Edona Guri nga KDS, ndërsa në kategorinë e meshkujve vendi i parë i takoi Ushtar i Klasit të Parë, Leon Thaçi nga Regjimenti i Parë i Këmbësorisë”, shkruhet në postim.

Ky aktivitet kishte për qëllim, siç thuhet, promovimin e shëndetit fizik, frymës sportive dhe forcimin e bashkëpunimit ndërmjet pjesëtarëve të Forcës.

Të ngjashme