FSK tregon suksese në ushtrimin ‘Efes 24’ në Turqi

Prishtinë | 17 Maj 2024 | 14:05 | Nga Ekonomia Online

Forca e Sigurisë së Kosovës ka publikuar fotografi nga ushtrimet “Efes 24” që po mbahen në Izmir të Turqisë.

Ata njoftuan se kontingjenti i FSK-së po tregon përgatitje të lartë profesionale gjatë realizimit të ushtrimit ndërkombëtar.

“FSK po tregon suksese në ushtrimin ‘Efes 24’ Kontingjenti i FSK-së, po tregon përgatitje të lartë profesionale gjatë realizimit të ushtrimit ndërkombëtar ‘Efes 24’ në Izmir të Republikës së Turqisë”, thuhet në njoftim.

Kontingjenti i FSK-së ka arritur të realizoi me sukses objektivat e trajnimit të cilat ishin të planifikuara për fazën e parë, për të vazhduar kështu me fazën e dytë ku parashihen operacione më të ndërlikuara me forcat ajrore dhe në bashkëveprim me forcat Komando Turke”, thuhet tutje në njoftimin e FSK-së.

Të ngjashme