FSShK: Deri dje u quajtëm heronj, sot arrestohet mjeku, gjobitet kryesindikalisti

Prishtinë | 16 Pri 2021 | 14:06 | Nga Ekonomia Online

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës (FSShK), ka reaguar lidhur me gjobën e që i ka shqiptuar Policia e Kosovës, kryesindikalistit shëndetësor për organizimin e protestës pas arrestimit të mjekut nga Podujeva.

Në reagimin e tyre thuhet  se ky veprim është i padrejtë, ndërsa ka shtruar pyetjen se ku ishin Polica dhe inspektorët gjatë fushatës zgjedhore.

Postimi i plotë:

Kah po shkon ky shtet?

Deri dje u quajtëm HERONJË, sot arrestohet mjeku, gjobitet Kryesindikalisti, ku ishit ju inspektorë e policë të nderuar, kur në fushatë zgjedhore partitë politike grumbullonin militantë e simpatizantë në restorante,oda e sheshe, pa reskeptuar asnjë masë të Qeverisë,rekomandim të IKSHPK-së.

Po shihet qartë se të gjithë ju po doni të tregoheni të zellshëm dhe punëtorë para pushtetit.

Kjo është pabarazi,diskriminim, e më shumë se aq është fyerje e dinjitetit.

Keni shkuar aq larg sa të gjitha dështimet tuaja doni ti mbuloni me një veprim, nuk ka arsytim për shkelje të ligjeve por ka arsye për trajtim të barabarta para ligjeve, këtë gjë na e garanton Kushtetuta e Republikës së Kosovës.

Andaj të gjithë ju që sot u jeni vërsulur mjekut e kryesindikalisti, mendoni se po këta të njetit kanë qenë dhe janë në vijën e parë të frontit dhe në shërbimin tuaj.

Të ngjashme