Nga Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës përmes një komunikate për media janë shprehur se i gëzohen informacionit të Barnatores Qendrore për fillimin e furnizimit me barna, gjë e cila sipas tyre është diskutuar edhe në takimin e sotëm me Ministrin e Shëndetësisë, Uran Ismaili.
“Presim që në ditët dhe javët në vijim kjo përqindje të rritet dhe situata të stabilizohet”, thuhet mes tjerash në komunikatë.