FSSHK-ja shpreh ngushëllime për vdekjen e dy mjekëve nga Coronavirusi

Prishtinë | 24 Kor 2020 | 12:38 | Nga Ekonomia Online

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës ka shprehur ngushëllime për vdekjen e dy mjekëve nga COVID-19, reumatologut Sylejman Rexhepi dhe kirurgut Ali Tolaj.

“Mjekët i humbëm, për ne mbesin të pavdekshëm”, thuhet në telegramin e ngushëllimit të FSSHK-së.

Telegrami i plotë:

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës pas njoftimit të marr për humbjen e betejës me COVID-19 të dy kolegëve të nderuar e shumë të respektuar Dr. Sylejman Rexhepi-reumatolog  në Klinikën e Reumatologjisë në QKUK si dhe  Dr. Ali Tolaj-Kirurg në Spitalin e Përgjithshëm të Gjakovës, shpreh  ngushëllimet më të sinqerta për familjet e tyre, kolegët dhe institucionet shëndetësor ku kanë vepruar dhe punuar të ndjerët.

Puna dhe vet sakrifica e punëtorëve shëndetësor ndër vite,që së fundmi kulmoi edhe në Pandeminë COVID-19 ka mobilizuar mjekët dhe infermierët që si kur më pare të jenë në nivel të detyrës dhe shërbimit ndaj pacientëve, e që, fatkeqësisht po merr edhe jetë.

Mjekët i humbëm, për ne mbesin të pavdekshëm. Beteja jonë vazhdon.

Ne do ti kujtojmë deri në përjetësi!

Me respekt,

FSSHK

Të ngjashme