Këshilli Drejtues i Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës kërkon nga kryeministri Ramush Haradinaj dhe kryeparlamentari Kadri Veseli realizimin e kërkesave të premtuara, ku parashihet rritja e pagave prej 30%, rrezikshmëria në vendin e punës, përmirësimin e kushteve të punës.
“Në kontekst të veçantë ia rikujtojmë Qeverisë së Republikës së Kosovës se Ligji i pagave është jetik për punëtorët shëndetësorë dhe si e tillë duhet të trajtohet në mënyre serioze dhe përfundimisht punëtorët shëndetësor ta kenë vendin e merituar në shoqëri”, thuhet në komunikatë.
FSSHK pret nga Qeveria e Kosovës që përmes dialogut social të gjejë zgjidhje adekuate për kërkesat e lartpërmendura, në të kundërtën paralajmëron masa radikale duke mos përjashtuar edhe mosbindje institucionale.