Ftesa e kryeparlamentarit për opozitën vlerësohet jolegjitime

Prishtinë | 04 Jan 2017 | 13:55 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ftesa e kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli dhe njëherit kryetar i Kuvendit për të mbledhur në një tryezë liderët e partive politike, me qëllim të arritjes së një pajtimi për “temat e mëdha” për vendin, siç janë demarkacioni, Asociacioni dhe dialogu, është jolegjitime dhe nuk është serioze.

Kështu ka thënë për Ekonomia Online, njohësi i rrethanave politike, Adrian Çollaku dhe njëherit kryeredaktor në “GazetaBlic”, pasi që sipas tij, Veseli është kryetar partie dhe me këtë ftesë ka për qëllim të bëjë “propagandë” politike. Një gjë të tillë, sipas tij, do të duhej ta bënte presidenti i vendit.

Çollaku nuk beson se opozita do t’i përgjigjet një ftese të tillë, pasi që sipas tij, ata janë shumë të qartë në kërkesat e tyre, “pra duan që të tërhiqet përfundimisht çështja e demarkacionit, e më pas të diskutojnë”.

adrian-collaku1

“Të ishte presidenti do të ishte më legjitime besoj, sepse kryetari i Kuvendit në të njëjtën kohë është edhe kryetar i PDK-së dhe aty flasin për lider partive. Pra si të themi një i barabartë në mesin e të barabartëve dhe nuk besoj që opozita do t’i përgjigjet ftesës së tij, mirëpo as të presidentit nëse do të ndodhte t’i thërras, sepse ata janë shumë të qartë në kërkesat e tyre, pra duan që të tërhiqet përfundimisht çështja e demarkacionit dhe pastaj të ulen të flasin për datën e zgjedhjeve”, ka thënë Çollaku.

“Pra e shihni këto ftesa qofshin ato nga presidenti, kryeparlamentari ose edhe kryeministri janë më tepër propagandë politike që të tregojnë që ata janë për konsensus dhe duan që shumë çështje t’i zgjidhin me dialog, e që ne esencë nuk do të ketë efekt, sepse opozita në qoftë se do të shkonte në këto takime, të gjithë atë zhurmë që e kanë bërë për dy vjet do ta humbnin. Ose gjithë atë peshë që kanë fituar në elektorat pra do ta humbnin kësi soji”, ka theksuar Çollaku.

kadri-veseli1

Kryeparlamentari Veseli ka thënë për Ekonomia Online se çështja e ratifikimit të demarkacionit të kufirit me Malin e Zi, krijimi i Asociacionit të Komunave Serbe dhe vazhdimi apo jo i dialogut me Serbinë, kanë të bëjnë drejtpërdrejt me funksionimin e shtetit të Kosovës dhe për to nuk duhet të ketë dallim pozitë-opozitë.

“Në fillim të vitit do të marrë një iniciativë, si kryetar i partisë më të madhe, do të kërkoj të mblidhemi në një tryezë të partive politike, të bisedojmë për temat e mëdha për vendin tonë, të cilat kanë të bëjnë drejtpërdrejt me qenësinë e shtetit tonë dhe të ardhmen e vendit”, ka thënë Veseli.

Por, kjo tryezë po shihet si vështirë e realizueshme, për faktin se në opozitë thonë se nuk pranojnë të ulën në një tavolinë me pushtetarët për sa kohë që tentohet të riciklohen këto tema. Ata theksojnë se Qeveria duhet pranuar gabimin Komisionit Shtetëror që ka bërë me Demarkacionin e kufirit me Malin e Zi.

ramush-haradinaj2

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, porosit Veselin se tani është vonë për “sanimin e dëmeve”.

“Logjika ka qenë shumë e gabuar, këta e kanë nënshkruar marrëveshjen e gabuar pa konsulta paraprake me partitë politike. Tani i bie që po na thërrasin për sqarimin e pasojave që kanë ndodhur. Konsultat e spektrit politik duhet të fillojnë para marrëveshjeve, para bisedimeve me Serbinë a ndonjë shtet fqinj duhet të bisedohet me partitë politike të Kosovës. Pra, qeveria jonë para se me bisedu me partitë politike ka biseduar me Serbinë”, ka thënë Haradinaj.

“E ka mbajtur të fshehtë prej opozitës atë që e ka ditur Serbia. Edhe kanë nënshkruar marrëveshje të gabuara. Pra, është vonë z.Veseli me këtë taktikë sepse dëmet kanë ndodhur dhe sanimi i dëmeve bëhet nga ata që i kanë krijuar, në këtë rast duke i korrigju marrëveshjet ndërsa në të ardhmen është mirë që mos të na sjellin në pozita të njëjta më. Ne mendojmë se është koha që vendi të shkojë në zgjedhje vendi dhe jo ky konstalacion politik që po i krijon këto gabime të na prijë më tutje”, ka theksuar ai.

glauk-konjufca

Glauk Konjufca shef i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje thotë se nuk kanë arsye të diskutojnë për tema tilla, pa u shkarkuar Komisioni dhe pa u kthyer çështja në pikën zero.

Ai thotë se nëse Qeveria e pranon gabimin e Komisionit Shtetëror të shkarkojë atë dhe të krijojë një komision tjetër që të ri-negociojë këtë çështje ashtu siç duhet.

“Ne nuk mund të ecim përpara nëse nuk e krijojmë një koncenzus nacional sa i përket asaj se komisioni shtetëror punën e vet e ka kryer gabimisht, në krye me Murat Mehën, i cili ka qenë përgjegjës për vendosjen e vijës kufitare në mes Kosovës dhe Malit të Zi. Ky komision ka udhëhequr punën e tij e cila është karakterizuar me lëshime të mëdha që po përkthehen me humbje të territorit. Në Kosovë pa një konstatim të tillë nuk mund të ecim përpara. Nëse na vizatohen kufijtë se si i kemi pas më herët atëherë vaj halli për neve kur vjen puna me demarkacionin me Serbinë”, ka thënë Konjufca.

Të ngjashme