Ftohen ata që kanë dëshmi për krimet e luftës në Kosovë, t’i dorëzojnë në Ministri të Drejtësisë

Prishtinë | 21 Maj 2021 | 21:39 | Nga Ekonomia Online

Ministria e Drejtësisë ka formalizuar grupin punues për hartimin e koncept dokumentit për themelimin e Institutit për krimet të kryera gjatë luftës në Kosovë.

MD-ja ka ftuar qytetarët që posedojnë dokumente të dërgojnë në adresën e tyre.

Njoftimi:

Të nderuar
qytetarë të Republikës së Kosovës, ​

Ju njoftojmë se Ministria e Drejtësisë ka filluar të pranojë dokumente dhe dëshmi të tjera për krimet e kryera gjatë luftës së fundit në Kosovës.

Të gjithë qytetarët, organizatat dhe të tjerët të cilët posedojnë dokumente, dhe dëshmi që përmbajnë fakte, hulumtime të cilat i kanë kryer dhe i konsiderojnë relevante të na i dërgojnë në këtë email adresë [email protected].

Adresimi i krimeve të luftës është një ndër prioritetet e Ministrisë së Drejtësisë prandaj për këtë kërkojmë bashkëpunimin tuaj.

Të ngjashme