Ftohtë dhe me reshje bore në ditët e para të shkurtit. Ditën e martë vende-vende reshjet edhe mund të jenë më intenzive, parashikon “Prishtina Weather”.
30.01.2022 – Pas të reshurave kalimtare të shiut e borës që priten në mbrëmje, dita fundit e janarit fillon me kthjellime, e gjatë ditës dhe mbrëmjes vransirat shtohen. Vonë në mbrëmje fillojnë edhe reshjet e borës, që vazhdojnë ditën e martë, orëve të mëngjesit vende-vende edhe më intenzive, për të vazhduar gjatë ditës në formë të rrebesheve të dobëta.
Mot i ftohtë parashihet edhe të mërkurën e të enjten, me ngrica orëve të mëngjesit. Kohëpaskohe reshje të dobëta bore do të bien të mërkurën mbrëma dhe paraditen e ditës së enjte.
Të premten qielli do të kthjellet, me më shumë diell ditën, e orëve të mëngjesit me ngrica. Në fundjavë do ketë vransira të ndryshueshme por edhe intervale më të gjata me diell, e nuk përjashtohen mundësi edhe për reshje të dobëta shiu orëve të mëngjesit të së shtunës.
Moti më dinamik që po parashihet në ditët vijuese, me erëra dhe me të reshura të borës, do të ndihmoj në shpërndarjen e ndotësve ajror, e indeksi të kaloj edhe në vlera të pranueshme dhe të mira ditën e martë. Vetëm gjatë periudhave të qetësisë ditën e hënë e të mërkurë ndotësit mund të shënojnë rritje të koncentrimeve, që çon indeksin të kalojë edhe në vlera të dobëta e shumë të dobëta.