Nëse i mbani mend këto, jeni plakur

Prishtinë | 02 Maj 2018 | 21:25 | Nga

Viti 1994 është po aq larg nga 2017-a, sa është 2017-a nga viti 2040. Mbani frymën! Faktet e mëposhtme do ju bëjnë të ndiheni me të vërtetë të plakur. Ju lutemi ndani komentet tuaja nëse ju kujtohet ndonjë tjetër që është vërtetë interesant.

1. Filmi Dirty Dancing dhe filmi Overboard kanë dalë 30 vjet më parë.

2. Kjo në fotografinë më poshtë është Sabrina, adoleshentja shtrigë. Ajo është 41 vjeç dhe nënë e tre djemve.

3. Toy Story ishte i pari film me kartona i realizuar në 3D. Ai ka dalë 22 vjet më parë.

4. Kurt Cobaini do të kishte mbushur 50 vjeç këtë vit.

5. Kanë kaluar 20 vite që nga ndarja e grupit Spice Girls.

6. Shihni fotografinë më poshtë. Në vitin 2009, aktorët e Game of Thrones ngjanin si fansat e sotëm të serialit.

7. Bruce Uillis i Die Hard është 62 vjeç dhe baba i pesë vajzave.

8. Jurassic Park është vetëm një vjeç më shumë se Justin Bieber.

9. 17 vjet më parë u ndal përfundimisht transmetimi i Beverly Hills 9010.

10. Harry Potter and the philosopher’s stone, Shrek dhe Ocean’s Eleven dolën në të njëjtin vit. Kanë kaluar 16 vite që atëherë.

11. Episodi i fundit i Friends doli 13 vjet më parë.

12. Dhjetë vjet më parë ishte mesi i viteve Dymijë dhe jo mesi i viteve Nëntëdhjetë.

13. 20 vjet më parë ishim të gjithë të shastisur me atë që ndodh këtu në foton më poshtë… por në fund të fundit, kështu jemi edhe sot.

14. Nëse ky film me kartona do të ishte një person, tani do të ishte diplomuar në shkollë të lartë dhe ndoshta do të kishte edhe një fëmijë. /Bota.al

Të ngjashme