Është fundi i një epoke: Yahoo siç ne e njohim nuk është më.
Ne e dimë se kompania Yahoo është shitur tek Verizon – një blerje prej 4,8 miliardë $, ndërsa pjesa e mbetur e kompanisë njoftoi sot se ajo e ka riemëruar veten në “Altaba”, sipas TechCrunch.
Altaba. Seriozisht? Tingëllon pak si një bashkim i motorit të kërkimit të vitit 1990 Altavista dhe Alibaba, të cilat janë ose pjesërisht ose tërësisht në pronësi të kompanisë.
Kjo është pjesë e kompanisë që mban një pronësi prej 15% të Alibaba dhe 35.5% të aksioneve të Yahoo Japan. Altaba do të veprojë si një kompani investimi nga jashtë.
Pesë nga anëtarët e bordit të drejtorëve të Altaba do të japin dorëheqjen pas përfundimit të marrëveshjes, përkatësisht David Filo, Eddy Hartenstein, Richard Hill, Jane Shaw, Maynard Webb dhe Marissa Mayer.
Megjithëse nuk ka asgjë që e ndalon Mayer nga të pasurit e një roli në shoqërinë e ristrukturuar, ende asgjë nuk është njoftuar.