Fundjava me mot të qëndrueshëm dhe me diell

Prishtinë | 14 Nën 2025 | 21:43 | Nga Ekonomia Online

Gjatë vikendit në Kosovë pritet mot kryesisht i qëndrueshëm dhe me diell. Të shtunën, temperaturat do të lëvizin nga -2 deri në 16°C, ndërsa të dielën nga -1 deri në 17°C, me erë të lehtë deri mesatare.

Kushtet janë të favorshme për punimet në terren dhe kryerjen e mbjelljeve vjeshtore.

Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës rekomandon që fermerët të përfitojnë nga kjo periudhë stabile, për të siguruar mbirje uniforme dhe rezultate më të mira për kulturat vjeshtore, duke pasur parasysh se nga java e ardhshme priten reshje shiu.

Të ngjashme