Në fundjavë do të zhvillohet xhiroja e 19-të në Superligën e Kosovës në basketboll.
Takimi i parë do të jetë mes Ponte Prizrenit dhe Sigal Prishtinasit.
Prizrenasit janë liderë me 13 fitore dhe pesë humbje, kurse prishtinasit ndodhen në vendin e gjashtë me pesë fitore dhe 13 humbje.
Të shtunën po ashtu përballen Trepça dhe Peja, dy rivalët e vjetër në basketbollin e Kosovës.
Mitrovicasit janë këndellur në stinorin pranveror, duke arritur tri fitore në katër ndeshje, kurse në përgjithësi pesë fitore dhe 13 humbje, ndërsa pejanët kanë 12 fitore dhe gjashtë humbje.
Golden Eagle Ylli që ka shënuar katër fitore në stinorin pranveror në katër ndeshje do të ndeshet me Vëllaznimin, që ka pësuar katër humbje në katër ndeshjet e stinorit pranveror.
Therandasit kanë 12 fitore dhe gjashtë humbje, ndërsa kuqezinjtë katër fitore dhe 14 humbje.
Sfida e fundit do të jetë ndërmjet Rahovecit dhe Bashkimit.
Vreshtarët kanë 12 fitore dhe gjashtë humbje, kurse prizrenasit nëntë fitore dhe nëntë humbje nga 18 takime të zhvilluara deri më tani.