Fundmaji sjell në Prishtinë konferencën shkencore “Java e Albanologjisë”

Foto nga arkivi
Prishtinë | 25 Maj 2025 | 18:59 | Nga Ekonomia Online

Instituti Albanologjik i Prishtinës do të mbajë konferencën shkencore “Java e Albanologjisë”.

Këtë vit do të organizohet edicioni i 16’të dhe në të do të marrin pjesë studiues të njohur të fushave qenësore të dijeve albanologjike.

Edicioni i sivjetmë do të fillojë më datën 26.05.2025, ora 10:00, dhe do të përfundojë më 30.05.2025.

Në kuadër të kësaj konference shkencore do të mbahen pesë sesione nga fushat e gjuhësisë, letërsisë, historisë, folklorit dhe etnologjisë, si dhe do të ketë diskutime të ndryshme për çështje të rëndësishme e të veçanta të kërkimeve albanologjike.

Temat kryesore të sesioneve që do të mbahen në këtë edicion janë:

I. Sesioni i Historisë: “Ndërthurja e identitetit fetar te shqiptarët nga besimet pagane te pluralizmi bashkëkohor”, 26.05.2025,
II. Sesioni i Folkloristikës dhe Etnomuzikologjisë: “Kënga si rrëfim, tekst, performancë dhe praktikë social-kulturore”, 27.05.2025,
III. Sesioni i Letërsisë: “Kritika letrare shqipe 1945-1990”, 28.05.2025,
IV. Sesioni i Etnologjisë: “Kultura shqiptare dhe etnologjia urbane”, 29.05.2025,
V. Sesioni i Gjuhësisë: “Për një leksikografi bashkëkohore”, 30.05.2025.

Të ngjashme