Fundoset anija: Mbyten 11 persona, shumica nga e njëjta familje

Prishtinë | 14 Gus 2017 | 16:22 | Nga

Njëmbëdhjetë persona janë mbytur kur anija me të cilën po udhëtonin u përmbys në ujërat turbulent në Oqeanin Indian pranë Kenisë, njoftojnë zyrtarët.

Dhjetë nga të vdekurit ishin anëtarë të familjes së njëjtë dhe po shkonin drejt aeroportit lokal për ta zënë aeroplanin për në Mombasa, ka thënë Joseph Kanyiri, administrator i qeverisë lokale, shkruan Reuters, përcjell Express.

I mbijetuari i vetëm ishte Shekue Kahale, politikan vendor i cili garoi për t’u bërë deputet në zgjedhjet e javës së kaluar. Bashkëshortja, katër fëmijët dhe motra e tij bashkë me tre fëmijët e saj, ishin në mesin e të vdekurve, ka thënë Kahale.

“Dyshojmë se anija u përmbys për shkak të turbulencave të detit,” ka thënë ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme