Fundoset varka në Tunizi, të paktën 11 refugjatë vdesin

Prishtinë | 12 Tet 2020 | 08:55 | Nga Ekonomia Online

Të paktën 11 emigrantë nga Afrika humbën jetën kur varka e tyre u fundos pranë Tunizisë të dielën, ndërsa përpiqeshin të kalonin Mesdheun në ishullin Italian të Lampedusa-s.  Lajmin e bëri të ditur një zyrtar tunizian i sigurisë.

Rojet bregdetare të Tunizisë gjetën trupat e tetë grave dhe tre fëmijëve jashtë bregdetit afër Sfax të dielën vonë, tha ai. Rreth 30 persona ishin nisur me atë mjet lundrues me synim që të mbërrinin në Itali, thanë zyrtarët.

Rojet bregdetare po kërkojnë për personat e tjerë të zhdukur.

Vitin e kaluar, rreth 90 refugjatë afrikanë u mbytën pasi anija e tyre u përmbys rrugës për në Evropë nga Libia, një nga aksidentet e tilla më fatale, në ujërat tuniziane.

Të ngjashme