Fundi i vitit 2020, asnjërin nga liderët politikë nuk i gjeti në pozitën e njëjtë.
Albin Kurti u shkarkua nga posti i Kryeministrit.
Avdullah Hoti po ashtu, veçse jo nga Kuvendi, por nga Gjykata Kushtetuese.
Hashim Thaçi dha dorëheqje nga Presidenti, si shkak i Gjykatës Speciale.
Për rrethana të njëjta, edhe Kadri Veseli liroi pozitën e Kryetarit të PDK-së.
E Vjosa Osmani u shkarkua nga LDK, porse si Kryeparlamentare tashti po ushtron edhe funksionin e Ushtrueses së Detyrës së Presidentit të shtetit.
Isa Mustafa e Ramush Haradinaj nuk patën ndonjë ndryshim. Të dytë qëndrojnë të gjithëpushtetshëm brenda partisë së tyre për kohë të gjatë, veçse Haradinaj po do të bëhet edhe President i Kosovës.