Në tregun e këmbimit valutor të martën, që shënon më pak se dy javë në mbyllje të vitit 2018, Leku thelloi pozitat dominuese në këmbim me të gjitha valutat e huaja.
Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, sot euro këmbehet me 123.14 lekë ose 0,05 lekë më pak se një ditë më parë, ndërsa dollari amerikan është zhvlerësuar me 0,48 lekë duke u këmbyer në vlerën 108.18 lekë.
Pozitat në këmbim me lekun i kanë dobësuar edhe monedhat, paundi britanik, franga zvicerane, korona suedeze, kanadeze, norvegjeze, përkatësisht me 0,23 lekë, 0,02 lekë, 0,03 lekë, 0,51 lekë dhe 0,15 lekë. /ATSH
Monedha Kryesore | Lekë për njësi të monedhës së huaj | |||
---|---|---|---|---|
Dollar Amerikan | USD | 108.18 | -0.48 | |
Euro | EUR | 123.14 | -0.05 | |
Poundi Britanik | GBP | 136.78 | -0.23 | |
Franga Zvicerane | CHF | 109.15 | -0.02 | |
Jeni Japonez (100) | JPY | 96.31 | +0.41 | |
Dollari Australian | AUD | 77.84 | -0.10 | |
Dollari Kanadez | CAD | 80.71 | -0.51 | |
Korona Suedeze | SEK | 11.98 | -0.03 | |
Korona Norvegjeze | NOK | 12.47 | -0.15 | |
Korona Daneze | DKK | 16.50 | 0.00 | |
SDR | SDR | 149.58 | -0.26 | |
Ari(OZ 1) | XAU | 135087.61 | +441.57 | |
Argjend(OZ 1) | XAG | 1589.71 | +1.10 | |
Juani Kinez (onshore) | CNY | 15.69 | -0.07 | |
Juani Kinez (offshore) | CNH | 15.69 | -0.06 | |
Lira Turke | TRY | 20.29 | +0.08 |