Funksionalizimi i ujësjellësve, peng i ujëmatësve në Anamoravë

Prishtinë | 22 Dhj 2016 | 11:44 | Nga

Shumë projekte të ujësjellësit, të cilat kanë përfunduar nëpër shumë fshatra të rajonit të Anamoravës janë peng i funksionalizimit, ngase banorët nuk dëshironin të lidheshin në sistemin e menaxhimit të kompanisë rajonale të ujësjellësit “Hidromorava” për shkak të pagesës që do të duhej të bënin për ujëmatësit.

Por kjo çështje sipas CDI-së zvicerane e cila njihet si investitori më i madh në rehabilitimin e ujësjellësve në Kosovë është pothuajse e zgjidhur, ngase procedurat janë në përfundim për furnizimin me 45 mijë ujëmatës për kompanitë rajonale të ujësjellësve në Kosovë, shkruan Koha Ditore.

Kompania rajonale e ujësjellësit “Hidromorava” në Gjilan nga programi i CDI-së pritet që të furnizohet me 8 mijë ujëmatës. Kurse kjo kompani është tashmë duke rehabilituar rrjetin e ujësjellësit ku pritet të futen nën menaxhimin e saj edhe 4 komuna të tjera siç janë: Parteshi, Ranillugu, Kllokoti dhe Novobërda.

Astrit Vokshi përfaqësues i CDI-së deklaron se furnizimi me ujëmatës pritet që të bëhet gjatë muajit mars , ngase tashmë janë në përfundim të shqyrtimit të ofertave nga operatorë të ndryshëm që ka të bëjë me këtë projekt.

“Është komisioni ai, i cili është duke vlerësuar ofertat edhe besoj që diku nga mesi i janarit nënshkruhet kontrata. Me nënshkrimin e kontratave furnizohen edhe kompanitë rajonale të ujësjellësit në tërë Kosovën me 45 mijë ujëmatës dhe janë diku 257 fshatra”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme